Përleshje me thika në një lokal, plagoset babai me tre djemtë. Komunikata e Policisë

0

Përleshje me thika në një lokal në Elbasan, plagosen katër persona.
Ngjarja ndodhi në lagjen Visarion Xhuvani.
Mësohet se fillimisht personat janë konfliktuar me fjalë dhe më pas grindja ka degjeneruar në përdorimin e thikave dhe mjeteve të forta. Burime bëjnë me dije se në këtë konflikt janë përfshirë 2 klientë babai dhe tre djemtë që kanë në pronësi lokalin.
Të plagosurit kanë marrë dëmtime me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, si duar, bark apo fytyrë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Personat e plagosur janë transportuar për në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij konflikti.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu