Përleshje në burgun italian, shqiptarët i kthehen kundër të burgosurve të Magrebit. Ç’ka ndodhur?

0

ITALI- Përleshje dhe dhuna ka pasur në burgun Don Bosco në Pizë. Mediat italiane shkruajnë se të dënuarit që ndodheshin në katin e dytë, nisën të protestonin për probleme shëndetësore. Gjatë protestës disa orendi u dogjën. Por më pas, për arsye ende të paqarta, protesta më pas u shndërrua në një përleshje mes të burgosurve shqiptarë kundër të burgosurve të Magrebit. Sipas mediave italiane, nisur nga situata e krijuar, vetëm rreth orës 22.30 u arrit menaxhimi i të burgosurve.

Për Donato Capece, sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së Pavarur të Policisë Penitenciare SAPPE tha se:duhen ndërhyrje urgjente dhe strukturore për të rikthyer ligjshmërinë e duhur në qarkun e burgjeve duke ndërhyrë kryesisht në regjimin e paraburgimit të hapur. Mënyra më e qartë dhe më radikale për të eliminuar të gjitha këto shqetësime do të ishte ajo e një rimendimi të përgjithshëm të funksionit të ndëshkimit dhe, brenda tij, të rolit të burgut: sigurisht jo faljet apo amnistitë.

Dëbimi i të huajve të paraburgosur në Itali, për t’i bërë ata të kryejnë dënimin në burgjet e vendeve të tyre të origjinës, tashmë mund të jetë një zgjidhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu