Përlotet bashkëshortja e “Maestros”: Kur të dalë Armaldo…

0

Aida Kllogjeri, bashkëshortja e Armaldos ose siç preferojnë ta thërrasin të gjithë brenda shtëpisë së “BBVA”, “Maestro”, ishte e ftuar së fundmi në një intervistë.

Ajo u përlot sapo pa disa video të Armaldos brenda shtëpisë dhe pranoi se për shkak të gjendjes emocionale nga shtatzënia, kaq qarë shpesh këto kohë.

“Kam qarë për çdo banor që ka dalë. Vetëm kur të dalë Armaldo s’ do qaj… Jo, nuk dua të dalë ai të shtunën”, tha më tej ajo.

Ajo tregoi se janë njohur në 2006 dhe fillimisht është dashuruar me zërin e tij. Për puthjen e parë u deshën 6 muaj, por Maestro ia doli t’ia fitonte zemrën shumë më shpejt se aq.

Sa i përket lojës brenda në BBVA, Aida parashikoi një “goditje” nga Olta për Armaldon, ndërsa theksoi se vetë ai është njeri që do të mbaje marrdhënie të mira si me Luizin, Oltën e banorët e tjerë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, presionit të vazhdueshëm nga ana e Luizit, “maestro” Armaldo Kllogjeri është hedhur në pishinë me gjithë rroba dhe me gjithë mikrofon. Armaldo i tha Luizit se nëse ai do të hidhej aty, a do të hidhej dhe ai ta shpëtonte. Luizi e pohoi, por në fakt kur Armaldo u hodh në pishinë, ai nuk u hodh.

Mirëpo veprimi i Armaldos, ka marrë një “dënim” të menjëhershëm nga “Vëllai i Madh.” Përmes një zarfi të zi, “Big Brother” ka reaguar duke u hequr të drejtën e fjalës të gjithë banorëve nisur që nga momenti që lexohet zarfi dhe deri tek “Talent Show” që kanë për të zhvilluar të shtunën e spektaklit të madh. Në të kundër, nese ky rregull thyhet pasojat janë më të rënda, duke mbetur banorët pa buxhet jave dhe pa cigare, sipas asaj që shkruhej në zarf. Kujtojmë se ditën e sotme një tjetër zarf i zi ka mbërritur dhe ky pikërisht për fikjen e mikrofonave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu