Shqiptari dëbohet nga Italia pas 14 vitesh burg: Është i rrezikshëm, s’i lejohet të shkelë edhe për 10-vjet

0

ITALI- Një 42-vjeçar shqiptar është dëbuar nga policia italianë pasi ka mbaruar dënimin për vrasje. Shqiptari ishte mbyllur prej 14 vitesh në nurgun Mario Gozzini në Firenze. Pas shlyerjes së dënimit, Italia ka nisur procedurat dhe ka bërë të mundur dëbimin e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, por theksohet se është i rrezikshëm.

Ai është shoqëruar për në aeroportin e Pizës dhe ka hipur në avion nga personeli i specializuar i Zyrës së Emigracionit drejt vendlindjes. Për dhjetë vitet e ardhshme nuk i lejohet të shkelë në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2008 në Grosseto. Pas një sherri, 42-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë në fyt një bashkëatdhetarin e tij dhe duke i shkaktuar vdekjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu