BRITANI E MADHE- Një autobus dykatësh në Angli është përmbysur duke plagosur dhjetëra persona. Mjeti me 71 pasagjerë, u aksidentua mëngjesin e sotëm, ndërsa më pas ka ndërhyrë zjarrfikësja për të nxjerrë punëtorët në stacionit bërthamor të Hinkley Point C.
Ende nuk është specifikuar shkaku i këtij aksidenti të rëndë, ndërsa hetimet vijojnë ende, pasi i përfshirë në ngjarje mbetet edhe një motoçikletë. Një nga pistat kryesore mbeten kushtet atmosferike, pasi për shkak të temperaturave të ulëta dhe lagështirës së rrugës janë krijuar shtresa akulli.
Na ndiqni në faqen e re në Facebook
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Na bëni Like dhe Follow në faqen e re në Facebook duke klikuar këtu.
Një nga dëshmitarët tregoi se ka dëgjuar ulërima dhe goditje në momentin që autobusi është përmbysur.
“Kam dëgjuar shumë goditje, përplasje, ulërima, bërtitje. Kisha një ndjenjë se çfarë kishte ndodhur. Mendova se ishte një aksident, thjesht sepse ka gjithmonë ujë sipërfaqësor në atë rrugë. Është shumë e frikshme”, tha ai.