Përmbyset kamioni, dy të plagosur në spital

0

Aksidentohet kamioni në Pogradec.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:18, në fshatin Bishnicë, Pogradec.

Shtetasi Xh. Ç., rreth 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 26 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu