MILOT- Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç-Milot në afërsi të fshatit Shullaz. Një automjet tip Sharon është përmbysur në rrugë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit