Përmbyset varka e dy të rinjëve, vetëm njëri arrin të dalë në breg

0

Një person dyshohet se është mbytur në Gjirin e Lalëzit pasditen e kësaj të marte.

Dëshmitarë, pushues në zonë, thonë se një varkë është përmbysur e për pasojë 2 personat që ndodheshin në të kanë rrezikuar mbytjen.

Sipas tyre njëri prej tyre ka arritur të dalë në breg, ndërsa bëhet me dije se një i ri, vetëm 23 vjeç, ka mbetur në thellësi.

Burime nga blutë e Durrësit bëjnë me dije se kanë marrë një telefonatë për rastin dhe menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu