Emiriana Sako, kryebashkiakja e Durrësit është paditur në Prokurorinë e Posaçme nga Partia Demokratike.
Përfaqësues të opozitës kanë depozituar në SPAK kallëzim për kryebashkiaken lidhur me situatën e rëndë që po kalon qyteti bregdetar me përmbytjet.
Sako dhe institucionet e tjera janë kallëzuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Sipas kallëzimit, i cili përfshin gjithashtu Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, dyshohet se personat dhe institucionet e përfshira mund të kenë shpërdoruar fonde publike dhe detyra të tjera zyrtare, duke kontribuar në përkeqësimin e situatës së përmbytjeve në qytetin e Durrësit.





