Në një operacion të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, 27-vjeçari F. M. u ndalua pasi u paraqit në komisariat bashkë me një gazetare nga emisioni investigativ “Piranjat”. Shtetasia 18-vjeçare kishte kallëzuar se ajo ishte përndjekur nga 27-vjeçari për një periudhë prej dy vitesh.
Materialet e mbledhura kundër shtetasit F. M. u dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Policia falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo rast paligjshmërie tek strukturat e Policisë, duke u siguruar një reagim të menjëhershëm dhe ligjor.