D.V.P Dibër
Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, vihet në pranga 63-vjeçari, në Dibër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, ndaluan shtetasin L.Z., 63 vjeç, banues në Dibër, pasi është paraqitur në Komisariat një shtetase, e cila ka kallëzuar se 63-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore të gjatë.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.





