Përndiqte të miturën/ Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

0

Tiranë, 10 Shkurt 2025 – Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për përndjekjen e një 14-vjeçareje.

Sipas burimeve zyrtare, i riu është ndaluar pas veprimeve të vazhdueshme që dyshohet se kanë cenuar sigurinë dhe mirëqenien e të miturës.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e tij, por konfirmojnë se materialet procedurale i kanë kaluar tashmë Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.