Një 41-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Tiranë, pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 31-vjeçare.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 31-vjeçare se një shtetas e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Same”, për kapjen e tij.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua një 41-vjeçar, banues në Vorë. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur të njëjtën shtetase. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.