Përplasen dy automjete në autostradën Fushë Milot-Mamurras, dy të plagosur

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur pranë mbikalimit të Patokut, në autostradën Fushë Milot-Mamurras.

Dy automjete janë përplasur, dhe për pasoje kanë mbetur të  plagosur dy persona.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore nga autoambulanca e Kurbinit.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.