Përplasen dy automjete në Tepelenë, një i lënduar

0

TEPELENË– Një aksident ka ndodhur ne aksin Tepelene-Përmet në afërsi të Urës së Dragotit.

Dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin duke shkaktuar lëndimin e një pasagjereje.

Dyshohet se terreni i rrëshqitshëm si pasojë e kohës se keqe me reshje, ka qenë shkaku i aksidentit.

Automjeti tip Range-Rover me targa AB902NB është përplasur me një autoveturë me targa PR2111B.

Për pasoje është dëmtuar pasagjerja, e cila është transportuar për në spitalin Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton mbi këtë ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu