Përplasen dy automjete, vdesin dy shtetas në Tiranë

0

Aksident në Tiranë. Humbin jetën dy shtetas.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”.

Në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu