Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të fshatit Suk1 në Fier.
Nga informacionet paraprake, mësohet se dy vetura janë përplasur fillimisht me njëra tjetrën. Më pas, një prej makinave ka përplasur një çoban që ishte duke kaluar rrugën duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Po ashtu, makinat kanë marrë para kopenë e deleve, duke shkaktuar kaos të madh këtë aks.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, automjeti me drejtues shtetasin Q. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi Festim Gllava i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.