Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek ish-sheshi Shqiponja në kryeqytet.
Dy mjete janë përplasur në semafor teksa njëri prej tyre ka shpërthyer në flakë.
Mjeti që u shkrumbua i ka rënë nga pas makinës që ka qenë duke marrë kthesën për majtas në semafor.
Sipas informacioneve të para mendohet se udhëtarët e këtij mjeti kanë arritur të dalin para se të shpërthejë në flakë.