Përplasen dy mjete në aksin Elbasan-Peqin. Ka të plagosur

0

Aksident në aksin Elbasan-Peqin. Dy mjete janë përplasur fort mes tyre në fshatin Pajovë.

Për pasojë njëri ka përfunduar me rrotat lart.

Banorë të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë drejtuesve të automjeteve.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy shoferët, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar se cili nga drejtuesit ishte fajtor në këtë aksident.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu