Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Fier-Patos. Faxnews mëson se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Portez ku 3 makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Për pasojë është plagosur një person dhe është derguar me urgjencë në spitalin e Fierit.
Nga aksidenti është krijuar varg makinash. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Burime për InfowebTv bëjnë me dije se shkak për këtë aksident të trefishtë janë shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar.