Përplaset nga furgoni, humb jetën 8-vjeçarin që po udhëtonte me biçikletë

0

Një tjetër aksident i rëndë është raportuar vetëm pak orë më parë në Durrës. Mësohet se një 66-vjeçar ka përplasur me makinë një fëmijë 8-vjeçar.

Policia njofton se drejtuesi i mjetit Q.N, banues në Sukth, ditën e sotme rreth orës 16:05 ka aksidentuar 8-vjeçarin G.G, i cili kishte qenë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në fshatin Jubë, për fat të keq fëmija ka ndërruar jetë. Drejtuesi I mjetit është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.

Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu