Aksident i rëndë në autostradë, përmbyset ambulanca, një i vdekur 4 të plagosur

0

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnjë. Një ambulancë e Sarandës është përmbysur në rrugë e për pasojë pacienti që ishte nisur për kurim në Tiranë ka ndërruar jetë, ndërkohë janë plagosur katër shoqërues të tij.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia dhe ambulanca të cilat kanë transportuar për në spital të lënduarit.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Por mendohet se drejtuesi i ambulancës ka humbur kontrollin kjo edhe për shkak të shpejtësisë për të dërguar sa më parë në Tiranë pacientin e sëmurë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu