Përplaset për vdekje shqiptarja në Itali, trupi i pajetë u gjet pas disa orësh nga djali i saj (EMRI)

0

Një grua shqiptare ka humbur jetën në Itali një ditë më parë. Sipas asaj që shkruajnë mediat e shtetit fqinj, bëhet fjalë për 75-vjeçaren me origjinë shqiptare S.Gj e cila u gjet e pajetë në rrugë pasi u përplas nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në San Donato, në Granarolo.

Sipas mediave, shoferi i makinës që përplasi shqiptaren është një 55-vjeçar italian. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe më pas ka dalë nga rruga duke përplasur edhe të moshuarën.

Kanë qenë familjarët e Salies që kanë alarmuar policinë. Të shqetësuar se ajo nuk po kthehej në shtëpi, ata kanë nisur ta kërkojnë. Një prej fëmijëve të saj e gjeti trupin e pajetë të nënës të fshehur në gardhin me shkurre. Në atë rrugë ajo dilte shpesh për të ecur në këmbë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu