Përplasi efektivët me Range Rover/ I “forti” i Durrësit fshihte në makinë anëtarin e bandës së njohur (Emri)

0

Dy ditë më parë, një mjet Range Rover, nuk i ndaloi policisë në zonën e Currilave në Durrës, dhe mori para dy efektivë, një prej të cilëve përfundoi në spital.

Në drejtimin e mjetit ishte shtetasi Hysen Pici, i cili pas ndjekjes së policisë u vu në pranga teksa tentonte që të largohej me këmbë nga vendi ky braktisi mjetin.

Por dyshohet se Hysen Pici nuk ka qenë i vetëm në momentin kur nuk i ndaloi policisë, pasi në makinë ka qenë Aldo Avdylaj, anëtar i Bandës së Shijakut. Për këtë policia ka nisur kontrollet në zonën, me qëllim gjetjen e Avdylajt, emri i të cilit nuk është i panjohur për policinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu