Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kryeqytet pasi ka shkaktuar një aksident ku ka plagosur rëndë edhe një person.
Bëhet me dije se i riu ka përplasur me automjetin e tij një person i cili lëvizte me biçikletë.
Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore arrestoi shtetasin A. B., 22 vjeç, në rrugën “Ferit Xhajko”, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. F., që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.