Përplasi me makinë për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

0

Policia e Pogradecit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim shoferin e makinës, që përplasi mbrëmjen e sotme për vdekje këmbësorin 55-vjeçar në rrugën Pogradec-Qafë Thanë.

Blutë e Pogradecit bëjnë me dije se autori është 29-vjeçari me iniciale D.J, i cili Rrreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë.

Mësohet se autori ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit.

Autori i ka hequr targat dhe është larguar duke e lënë mjetin në këtë zonë.

Njoftimi i policisë

Përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi D. J., 29 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili  u largua nga vendi i aksidentit.

Rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë.

Vijon puna për kapjen e 29 vjeçarit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.