Përplasi për vdekje 49-vjeçarin, arrestohet gruaja shofere

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën në 49-vjeçar me iniciale B.K banues në Sukth.

Policia ka vënë në pranga 30-vjeçaren me iniciale K.D, e cila në autostradën Tiranë – Durrës, ka aksidentuar për v.dekje biçiklistin.

Njofitmi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen K.D., 30 vjeçe.

Kjo shtetase më datë 16.06.2020, rreth orës 07:20, në autostradën Tiranë – Durrës, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B.K., 49 vjeç, banues në Sukth, i cili pasi u dërgua në spital për ndihmë mjeksore ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu