Rekord i ri! 2 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan, 82 në shkallë vendi. Shkon në 37 numri i viktimave. Ja shpërndarja sipas qyteteve

0

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar dy raste të reja me CoVid 19-të në qytetin e Elbasanit duke e cuar në 8 numrin e personave aktiv. 2 rastet e reja janë dy bashkëshortet e dy personave që rezultuan pozitiv një ditë më parë. 26 vjecarit banues në lagjen “Shënkoll” , administrator në një firmë në kryeqytet dhe një 65 vjecari banues në lagjen 28 nëntori.

4 rastet e fundit sipas burimeve kanë pasur kontakte me persona të infektuar në kryeqytet. Tamponët i janë kryer edhe pjestarëve të tjerë të dy familjeve , ku në tamponët e parë kanë rezultuar negativ. Numri i personave të infektuar që nga nisja e pandemisë në Elbasan ka arritur në 27.

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi ynë ka regjistruar sërish një shifër rekord të rasteve të reja me koronavirus. 82 raste janë konfirmuar pozitiv ditën e sotme me COVID-19, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë që vjen si rezultat i 364 testime, e ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë një pacient, duke e çuar numrin e viktimave në 37. Këtë të martë nuk ia doli të fitonte betejën me COVID-in, një pacient 68 vjeç nga Puka, i intubuar prej disa ditësh.

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit, vendi ynë ka regjistruar sërish një shifër rekord të rasteve të reja me koronavirus. 82 raste janë konfirmuar pozitiv ditën e sotme me COVID-19, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë që vjen si rezultat i 364 testime, e ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë një pacient, duke e çuar numrin e viktimave në 37. Këtë të martë nuk ia doli të fitonte betejën me COVID-in, një pacient 68 vjeç nga Puka, i intubuar prej disa ditësh.

“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë”, njofton ministria.

Tirana vijon të mbetet epiqendra e virusit, ku vetëm ditën e sotme janë konfirmuar 28 të prekur, e ndërsa ministria e Shëndetësisë bën me dije se përveç rasteve të kontaktit ka edhe vatra të reja. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

“82 të prekur kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës. Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë”, njofton ministria.

Një rritje ka pësuar edhe numri i personave që janë terapi intesive. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në total në vendin tonë janë prekur 88 fëmijë, nga të cilët 23 janë aktivë, pjesa më e madhe e të cilëve janë asimptomatik dhe asnjëri prej tyre nuk është shtruar në spital. Në rast se do të jetë i nevojshëm hospitalizimi i tyre, është një pavijon i veçantë ne pediatri ku në dispozicion janë 12 shtretër.

Ministria e mbyll me një apel për qytetarët. “Të nderuar qytetarë, nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve ne aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë, etj, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19”, njofton ministria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu