Përplasi për vdekje 8-vjeçaren sllovake në Gjirin e Lalzit, arrestohet adoleshenti

0

Është arrestuar nga policia 18-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalzit” përplasi për vdekje një 8-vjeçare sllovake.

Adoleshenti akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, teksa fëmija ka qenë duke lëvizur në rrugë te zona e njohur si Kryqëzimi i Lurës, kur u godit nga automjeti i drejtuar nga i riu. Ajo u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk mundi të mbijetonte. Nga ana tjetër, 18-vjeçari raportohet se kishte vetëm pak kohë që kishte marrë patentën.

Njoftimi i policisë:

 

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu