Përplasi për vdekje ish-kunatin në Lezhë, 32-vjeçari rrezikon 35 vite burg! Prokuroria: E ka goditur me dashje

0

32-vjeçari Albert Kaca i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, rrezikon dënimin me 35-vite burg.

Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokuroria e Lezhës, e cila dha në gjykatë konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje.

32-vjeçari Kaca akuzohet për vepren penale “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar” dhe sipas organit të akuzes është arritur të provohet se i pandehuri e ka goditur me dashje për vdekje me makinë ish-kunatin e tij Ylli Mena.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu