Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

0

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku një 28-vjeçar ka përplasur një 84-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sipas informacioneve nga Policia e Shkodrës, drejtuesi i automjetit është ndaluar dhe ndaj tij janë marrë masat ligjore, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në rrugë, sidomos për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, për të shmangur aksidente të tilla me pasoja fatale.