Përplasja me Serbinë, Kulla: Kosova të sigurojë ushtrinë, serbët në kufij

0

Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla, teksa analizoi situatën në Veri tha se Kosova duhet të sigurojë ushtrinë pasi trupat e ushtrisë serbe ndodhen në kufij.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi se Kosova duhet të kishte nisur përgatitjet që kur filloi lufta në Ukrainë.

“Që kur shpërtheu lufta në Ukrainë, qeveria e Kosovës duhet të fillonte dhe të mendonte seriozisht për problemet e brendshme dhe të forconte ushtrinë. Në vend të deklaratave shabllone mendoj se qytetarët duhet ta kuptojnë se prioriteti kryesor për pasur shtetin e Kosovës duhet të jetë siguria e Kosovës dhe ekonomia e Kosovës. Trupat e Serbisë ndodhen në kufij të Kosovës. Tensionet në bisedë janë pasojë e kësaj historie. Në marrëveshjen e Ohrit ka dakordësi por jo marrëveshje”- tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu