Përplasja me Yuri Kim/Meta: Nuk impersionohem nga ata që flasin anglisht por mendojnë serbisht

0

Në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur në Presidencë, kreu i shtetit Ilir Meta është pyetur nga gazetarët edhe për përplasjen e tij me ambasadoren Yuri Kim.

Nër të tjera, Meta, iu referua edhe qëndrimit të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për zgjedhjet në Shqipëri.  Presidenti tha se “nuk impresionohet nga të gjithë lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë”.

Kreu i shtetit u shpreh i bindur se nesër Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës, ndërsa theksoi se prokurorët duhet të bëjnë detyrën e tyre për të parandaluar krimin zgjedhor.

“Presidenti i Serbisë ndërhyri në punët  e brendshme të Shqipërisë doli me parrullës që Lulzimi është kukull e doktorit. Tha që aty aty janë. Të gjitha këto që po ndodhin janë pjesë e këtij skenari që të tjetërsohet vullneti i shqiptarëve për ndryshim dhe të çohet me dhunë duke përdorur patronazhistët e partisë dhe policinë. Duke përdorur prokurorët e Agaçit.

Kjo nuk do të ndodhë. Unë kam respekt për partnerët ndërkombëtarë dhe të palëkundur. I dua SHBA-të, dhe jam i angazhuar që Shqipëria të integrohet në BE. Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës nesër.

Prokurorët të bëjnë detyrën. Nuk impresionohet presidenti nga të gjithë lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Jemi popull evropian. Qytetarët janë ndërgjegjësuar. Me hir apo hapur Shqipëria nesër do të jetë model. Presidenti ka vetëm një votë të barabartë me të gjithë të tjerët. Kështu që ju falënderoj shumë edhe ju ftoj të jeni në gatishmëri tërë kohën. Parandalimi më i mirë është përgjigja e shpejtë për Elbasanin. Prokurorët që kanë bërë ping pong me denoncimet e PD. Boll u bë ping pong me dosjen e Shijakut. Me qetësi dhe vendosmëri votoni për kë t’ju dojë zemra edhe për kandidatët,” deklaroi Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu