Përplasje fatale mes autobusit dhe motorit në Roskovec, humb jetën një person

0

Një aksident me një të vdekur është regjistruar sot në fshatin Kurjan të Roskovecit. Sipas informacioneve një autobus është përplasur me një motor.

Për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka humbur jetën pasi përplasja ka rezultuar fatale. Nderkaq nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.

Fier / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë.

Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.

Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu