Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në një nga clubet e kryeqytetit mesnatën duke gdhirë e enjtja. Burimebëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:15, në zonën e njohur si ish-fabrika e miellit.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se nga përplasja me armë ka ngelur i plagosur personi SH.M., identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet ku pritet të japë versionin e tij mbi atë që ka ndodhur.
Policia e Shtetit ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen, por dëshmitarë nga vendngjarja i thanë se autorët pasi qëlluan të plagosurin kanë mundur të largohen.
Ata kanë hipur në një nga linjat e taksive që operojnë në kryeqytet dhe janë larguar. Policia është vënë në ndjekje të tyre. Shkaqet e konfliktit që ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit ende nuk dihen.