Përplasje me policinë, efektivët shkulin çadrat e Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë!

0

Policia e Shtetit ka ndërhyrë në protestën e zhvilluar këtë të martë para Kryeministrisë, të organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”, duke larguar çadrat që aktivistët kishin ngritur më herët në shesh.

Sipas raportimeve, disa nga protestuesit janë shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa situata në zonë është tensionuar.

Pamjet tregojnë momente përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku policia ka përdorur forcë për shoqërimin e disa personave.