DIBËR- Policia ka bërë një reagim zyrtat në lidhje me përplasjen mes grupeve të PD dhe PS. Sipas njoftimit të policisë kandidati për deputet i Partia Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pasi pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një person që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave. Sipas policisë Gjunkshi, pretendon se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.
Njoftimi i Policisë:
Dibër/Informacion paraprak Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.
Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër. Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.