Përplasjet në mbledhjen e grupit të PS, Rama: E pabesueshme dhe spektakolare

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportimet për përplasjet në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të PS-së. Duke folur nga Njësia 7 në kryeqytet, Rama u shpreh se iu duke e pabesueshme ajo që u raportua për përplasjet ndërsa i cilësoi si “spektakolare”.

Kryeministri sulmoi edhe mediat kombëtare, duke thënë se edhe pse qeveria nis mbledhje në orën 11 deri në 6 nuk raportojnë për publikun temat specifike të diskutuara në mbledhje, por se çfarë i thotë Rama njërës e çfarë i tha tjetrit.

“Ishte spektakolare, e pabesueshme edhe për mua që, besoj që nuk ka më çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, që e bëjmë cdo fund muaji, për të diskutuar tema specifike, për të dëgjuar qeveria deputetët dhe anasjelltas, i kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave, shërbimit të kadastrës, ecurisë së reformës në kadastër, etj. Pastaj flasim për reformën administrative territoriale ku bashkëkryetari prezanton gjithë analizën e bërë këto muaj të të dhënave demografike, financiare, skenarët etj etj, dhe pastaj bëjmë një sesion tjetër për temat e komunikimit dhe për këtë fushatë brenda partisë dhe rreth partisë fillojmë në orën 11 dhe dalim në orën 6 dhe mediat kombëtare, nuk po diskutoj tenxheret e vogla, apo ato të mbushura me helm që në mëngjes, por media kombëtare.

Raportojnë për publikun çfarë i tha Edi Rama njërës e çfarë i tha tjetrit. Natyrisht që shqetësimi nuk është ky. Njerëzit kanë votuar dhe duan të dijnë gjëra të tjera. Janë të shqetësuar pë çmimin e naftës, kjo është jeta reale. Çmimi që rritet si rezultat i një lufte, që as e kemi hapur ne, as na ka pyetur njeri ne për ta hapur dhe që është një luftë kundër një vendi ku ka një regjim armiqësor ndaj nesh si Shqipëri”, tha Rama