Qytetari ka qenë duke kaluar rrugën kur makina e ka përplasur dhe e ka ‘fluturuar’ tre metra në ajër.
Një qytetar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës, ne vizat e bardha, skenë që të kujton aksidentin e pak javëve më parë, rasti kur “G Class” i drejtuar nga Ajas Sulejmani përplasi çfitin Konomi dhe beben e tyre.
Mësohet se qytetari ka qenë duke kaluar rrugën kur makina e ka përplasur dhe e ka ‘fluturuar’ tre metra në ajër. Zona është e rrethuar nga policia, ndërsa këmbësori është dërguar në spital. Ai ka marrë plagë të shumta, ndërkohë që nuk dihet se çfarë ka ndodhur me drejtuesin e fuoristradës.