Përshkallëzimi i protestës së opozitës, lëndohen nga molotovët dy efektivët e forcave Shqiponja, dërgohen drejt spitalit

0

Dy efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” janë dëmtuar si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga protestuesit në drejtim të punonjësve të Policisë.

Aktualisht, të dy efektivët po transportohen drejt Spitalit Ushtarak, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.