Personazhi i vitit në fushën e Shoqërisë Civile

0

Shpresa Banja

Znj. Shpresa Banja ka mbaruar Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës në degën Kimi Industriale. Ka punuar për rreth 17 vite në Uzinën Nr. 12 të Kombinatit Metalurgjik si Teknologe Kimiste në repartin e ujërave të kësaj uzine.

Në vitin 1994 hapi për herë të parë në Qarkun e Elbasanit Agjensinë Rajonale të Mjedisit për Prefekturën e Qarkut Elbasan, Agjensi të cilën e drejtoi për 11 vjet deri në Dhjetor të viti 2005.

Në vitin 1991, së bashku me një grup intelektualesh në Elbasan, krijuan degën e Forumit të Pavarur të Gruas Shqiptare, ndër organizatat e para të krijuara në Shqipëri mbas ndryshimeve demokratike që ndodhën në vend. Në Janar të vitit 2000 krijon Forumin e Gruas Elbasan me status juridik të regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Forumi i Gruas Elbasan është një organizatë jofitimprurëse që punon për të mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave, me fokus të veçantë të mbijetuarat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Përgjatë këtyre 30 viteve ka kontribuar fuqishëm në lehtësimin e situatës së grave dhe vajzave nëpërmjet shkrimit të projekteve dhe gjetjes së donatorëve dhe sot mbas 21 viteve që Forumi ofron shërbime konkrete në Qarkun e Elbasanit, për të mbijetuarat e dhunës në familje por jo vetëm përmes Qendrës së Këshillimit, Studios Avokatore,  Strehëzës së Emergjencave, Ri-integrim të të mbijetuarave nga dhuna në familje, Fushata ndërgjegjësimi në komunitet, Ndërtim kapacitetesh të profesionistëve lokalë, Ofrim të ndihmës juridike parësore falas për njerëz në nevojë;

Shpresa Banja ka mbi 20 vjet eksperiencë në fushën e menaxhimit të projekteve, administrimit, kontaktimit të donatorëve të ndryshëm, menaxhim stafi, mbajtjes së trajnimeve me aktorëve të ndryshëm për të ndërtuar kapacitetet tek to, lobim dhe advokaci ne nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Është e mirënjohur gjithashtu për punën e bërë në ndërgjegjësimin e komunitetit për të drejta të barabarta dhe sidomos për të drejtën për të jetuar pa dhunë.

Gjatë këtyre viteve është vlerësuar nga:

Ambasada Amerikane në Shqipëri me 8 mars 2002, mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm, angazhimin profesional dhe lidershipin në  Shqipëri .

Ambasada Suedeze në Shqipëri në vitin 2019 për përpjekjet dhe kontributin e dhënë për të arritur qëllimin që burrat dhe gratë të kenë të njëjta të drejta, përfaqësim dhe burime me qëllim që të formësojnë shoqërinë dhe jetët e tyre.

 

Ardiana Kasa

Ardiana Kasa ka lindur dhe është rritur në qytetin e Elbasanit në një familje intelektualësh.

Ka kryer shkollimin parauniversitar 4- vjeçar pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Dhaskal Todri”  Elbasan në vitet 1986-1990.

Shkollën e lartë e ka kryer pranë Universitetit “ A. Xhuvani” në fakultetin e  Shkencave Humane në degën Histori-Gjeografi përgjatë viteve 1991- 1994. Më pas  ka ndjekur studimet pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit “A. Xhuvani” dega “Marketing” përgjatë viteve 2007-2010.

Në vitin 2007 ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e Studimeve Politike – “Lidershipi në Politikë” dhe në vitin 2014 ka përfunduar studimin 1- vjeçar pranë Lucerne- Universiteti i Shkencave dhe Arteve të Zbatuara (Punë Sociale) Zvicër.

Ka filluar punën si mësuese pranë shkollës 8- vjeçare në Seferan, Belsh në vitin 1195 deri në vitin 1997 dhe më pas në vitin 1998 ka kaluar në sektorin e shoqërisë civile duke punuar për organizata ndërkombëtare gjatë periudhës së krizës kosovare si Organizata Amerikane “Catholic Relief Services” e më pas, World Vizion, Korpusi Amerikan i Paqes etj.

Në vitin 2008 i bashkohet skuadrës së Organizatës Tjetër Vizion.  Prej gati 20 vite punon si aktiviste e shoqërisë civile në promovimin e të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë fëmijët dhe gratë por edhe grupime të tjera në nevojë.

E specializuar në fushën e mësimdhënies, udhëheqjes dhe menaxhimit zotëron mundësinë të manaxhojë dhe zgjidhë situata të vështira në të mirë të grupeve të cënueshme të synuara të komunitetit, sidomos viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore (minorenë) , por edhe si hulumtuese e çështjeve gjinore dhe ato të lidhura me qeverisjen lokale.

Beson në fuqinë dhe ndryshimet pozitive që sjellin gratë në këtë vend dhe kontributin e tyre për  ta bërë familjen dhe shoqërinë më të mirë.

[totalpoll id=”285341″ screen=”results”]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu