Përvetësoi para duke mashtruar biznesmenë, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

0

Një 54-vjeçar u arrestua në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mandati”.

Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente, të cilat 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit.

Operacioni për kapjen dhe arrestimin e tij u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu