Pesë incidentet që ndodhën pa filluar fushata e partive politike

0

Nesër, më 25 mars nis zyrtarisht fushata e partive politike për zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë, “motorët” kanë kohë që janë ndezur.

Ende pa hyrë zyrtarisht në fushatë, rastet e përplasjeve janë bërë të një pas njëshme.

Rasti i fundit është sot në Durrës, ku kandidatja e LSI, Elona Guri është shoqëruar në polici pasi është përfshirë në konflikt me një person.

Përplasja e parë nis në Tiranë, në selinë e partisë Fryma e Re Demokratike, ku bashkia i kërkonte kryetarit Sali Shehu që të lironte zyrat. Në këtë situatë u përfshi edhe presidenti Ilir Meta, i cili u përplas fizikisht me policët bashkiakë.

Më pas, tensioni zhvendoset në Elbasan. Dita e Verës, simboli i festës së qytetit u kthye në një fushë-betejë mes PS dhe PD, ku simpatizantët u përplasën fizikisht me njëri tjetrin.

Të dy palët kanë fajësuar njëri-tjetrin për provokim. Pak ditë më vonë, situata përsëritet në Elbasan, ku kandidati i PD, Luçiano Boçi u përlesh me biznesmenin Gjergj Luca. Demokrati e akuzoi biznesmenin se e kishte kërcënuar me jetë, ndërsa ky i fundit u mor në mbrojtje nga kryeministri Edi Rama.

Edhe Fieri nuk u ka shpëtuar tensioneve. Në një lagje të qytetit pak ditë më parë u sulmuan gjatë natës me gurë zyrat elektorale të PS dhe PDIU.

Pas pesë rasteve të regjistruara brenda pak ditëve, duket se gara për 25 prillin nuk do të jetë e lehtë. Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u është drejtuar partive politike me një letër ku u kërkon vetëpërmbajtje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu