Peshëngritësi iranian pezullohet përgjithmonë, pasi refuzoi të shtrëngonte dorën me kundërshtarin izraelit

0

POLONI – Autoritetet iraniane njoftuan këtë të mërkurë një pezullim të përjetshëm të peshëngritësit Mustafa Rajaei, për faktin se ai kishte përshëndetur një kundërshtar izraelit gjatë një gare në Poloni.

“Federata e Peshëngritjes ka pezulluar përgjithmonë Mustafa Rajaein nga të gjitha garat në vend”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Mustafa Rajaei dhe izraeliti Maksim Svirsky, respektivisht i dyti dhe i treti, u ngjitën në podium në një garë në Poloni, kur Svirsky mori iniciativën për të përshëndetur iranianin, duke përfunduar të dy duke bërë një foto së bashku, me flamujt e vendeve përkatëse në mbrapa.

Ky veprim shkaktoi polemika në Iran, pasi ata e konsideronin Izraelin armik, duke iu referuar “kalimit të të gjitha vijave të kuqe të Republikës Islamike”.

“Përveç që i kërkoj falje liderit të revolucionit, familjeve të dëshmorëve dhe gjithë popullit të Iranit, premtoj se nuk do të shohim incidente të tilla në familjen e peshëngritjes”, tha presidenti i federatës së peshëngritjes, Sajad Anoushiravani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu