Nga 4 shtatori, nisin regjistrimet për regjistrimin e studentëve në konvikte! Ja risitë që duhet të dini

0

Nga 4 shtatori, nisin regjistrimet për akomodimin e studentëve për vitin e ri akademik 2023-2024, pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.1dhe Rezidencat e Universitetit Bujqësor.

Në 22 godinat e Rezidencën Studentore Universitare nr.1 përfshirë edhe 7 Rezidencat e Universitetit Bujqësor mund të akomodohen në total 6506 studentë.

Rezervimet për akomodim, mund të bëhen në platformën online, “Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, Tiranë”. Rezervimet online do të jenë te hapura gjatë gjithë vitit akademik dhe kryhen në linkun e mëposhtëm: https://qytetistudenti.tirana.al/

Për t’u regjistruar, studentët duhet të paraqesin kartën e studentit /vërtetim fakulteti; ID; 2 foto dhe mandati i pagesës.

Godinat janë të rikostruktuara së fundmi me kushte bashkëkohore duke ofruar dhe salla studimi dhe wi-fi.

Disa prej godinave pas rikonstruksionit të plotë janë rikonceptuar në formën e mini-apartamenteve (3+2 dhe 2+2), me nyje sanitare në brendësi të saj dhe me kushte bashkëkohore dhe wi-fi.

Gjithashtu janë në proces rikonstruksioni 5 godina te tjera, konkretisht godinat nr.3,4,14,16,17 sipas projektit të KFW.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu