Petkoviç: Zgjedhjet e 3 Prillit do të mbahen edhe në Kosovë

0

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka paralajmëruar se Serbia do të synojë t’i mbajë zgjedhjet e 3 prillit edhe në Republikën e Kosovës, ndonëse një referendum për disa ndryshime në kushtetutën e Serbisë nuk u lejua të mbahej të dielën.

“Përkundër faktit se Albin Kurti e pengoi referendumin në Kosovë, ne do të vazhdojmë të punojmë për mbajtjen e zgjedhjeve më 3 prill”, ka thënë Petkoviç.

Gazeta Express shkruan se Petkoviç nuk la pa përsëritur diçka prej fjalëve Vuçiç, duke thënë se Kosova do të përballet me pasoja të paparashikueshme pas vendimit për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

“Situata është e tensionuar pasi dje është vërejtur një demonstrim i forcës nga Albin Kurti, policia e Kosovës dhe ROSU, të cilët kanë qëndruar në rrugën rajonale ndërmjet Lepovisaqit dhe Mitrovicës me armë të gjata dhe automjete të blinduara”, tha Petkoviç.

Ai tregoi se e ka telefonuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak për t’ia shprehur zemërimin për vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe për personat që u ndaluan në kufi kur tentuan ta fusnin materialin e referendumit. Petkoviç shprehet i zemëruar që Lajçak s’ka mundur ta bind kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të ndryshuar mendje.

“E kam telefonuar Miroslav Lajçakun që njerëzit të lirohen dhe OSBE-ja ta marrë materialin dhe ta shpërndajë në komunitetet serbe. Ai tha se do t’i drejtohej Kurtit dhe kjo ishte e gjitha. Nuk mund të besoj se Perëndimi nuk mund t’i bëjë presion Kurtit. Perëndimi e mbështet Kosovën si fëmijën e tij”, tha Petkoviç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu