Ndërron jetë në burgun e Peqinit, një i dënuar për vrasje (Emri)

0

Ka ndërruar jetë Andrea Berberi, 76-vjeçari durrsak i burgosur në burgun e Peqinit.

Burime i thanë “FaxNews” se Berberi ka qenë i infektuar me Covid-19 e ndërsa dita-ditës gjendja e tij përkeqësohej, ai ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të hënë.

76-vjeçari vuante në burgun e Peqinit dënimin e marrë rreth 11 vjet më parë, i akuzuar për vrasjen e personi.

Luan Puja, 42 vjeç në atë kohë, baba i dy fëmijëve, mbeti i vdekur në vend, pasi u qëllua nga Andrea Berberi, në zonën e Spitallës, pranë varrezave të reja të qytetit. Krimi ndodhi më 22 nëntor të vitit 2011 rreth orës 14:50.

Asokohe Andrea u dënua me 25 vjet nën akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu