Malaj/Kalova Covid me probleme/ Më vjen keq që lokalet janë plot /E auditoret bosh

0

Rektori i Universitetit të Arteve, Petrit Malaj ka treguar se e ka kaluar Covid-19 bashkë me bashkëshorten dhe djemtë.

Ai ka zbuluar se ka pasur pak problematikë dhe në këtë mënyrë është munduar ta mbajë nënën e tij të izoluar.

Sakaq, Malaj ka shrehur trishtim që auditoret janë bosh ndërsa kafet janë plot.

“E kam kaluar me pak problematikë, fillimisht unë me bashkëshorten. Më pas djali i vogël me bashkëshorten, tani së fundmi djali i madh me bashkëshorten. Nënë e kam të izoluar. Para pak ditësh, ajo kishte ditëlindjen dhe vendosa ta nxjerr.

Më vjen keq që kur shoh këtë gjendje, shkoj në rrugë, lokalet janë plot dhe auditorët janë bosh. Nuk ma kishte marr mendja që do të ndodhte ndonjë ditë që do bëja mësim online. Kemi dërguar propozimin po nuk e dimë së çdo të ndodh pasi ne të arteve mund ta zhvillojmë mësimin edhe një person se ashtu e kemi strukturën. Po nuk jam optimist se çdo ditë e më shumë shifrat po rriten”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu