Drejtuesi i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor, Ervin Resuli ka reaguar pezullimit të drejtoreshes së Agjensia Kombëtare për Veterinarinë dhe Mbrojtjen e Bimëve, Tana Kika në Durrës. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shkruar se reagimi i Ministrisë së Bujqësisë nuk duhet të ndalet këtu.
Postim i Plotë:
Përgezoj ministren e Bujqesise per reagimin e menjehershem duke pezulluar drejtoreshen e AKVMB, Tana Kika. Por ajo nuk duhet te ndalet ketu. Veprime te metejshme qe duhet te ndermarre duke informuar konsumatorin dhe opinionin publik jane si me poshte:
1. Ku jane groposur pulat e ngordhura, duke i shoqeruar per mediat me foto te momentit si dhe procesverbalet perkatese konform legjislacionit perkates.
2. A jane sekuestruar vezet e ketyre pulave?
3. A jane ruajtur mostrat e pretenduara per laringotrakeit ne banken e mostrave ne ISUV, per tu rianalizuar ne nje laborator te references ne BE?