Pezullimi nga moti i keq, Autoriteti Portual Durrës: Tragetet Durrës -Bari do të lundrojnë sot

0

DURRËS- Këtë mbrëmje rreth orës 22:00 do të rikthehet lundrimi i trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit (Itali) dhe anasjelltas.

Lajmi konfirmohet nga Autoriteti portual i Durrësit, i cili ka njoftuar pasagjerët për shkak se lundrimi ishte pezulluar ditën e djeshme prej motit të keq. Bëhet me dije se, tragetet Durrësi-Bari do të nisen sot në orën 22:00.

Edhe kapiteneria e Portit të Vlorës pezulloi për ditën e djeshme lundrimin e tragetit Vlorë – Brindizi e anasjelltas, si dhe lundrimin e mjeteve të vogla dhe të peshkimit deri në përmirësimin e kushteve të motit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu